Foto ilustruese

Bota

Kosta Rika, 2 ton kokainë konfiskohen në det

4 Gusht 2018, 04:05
  • Share

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Kosta Rika nisën një operacion anti-drogë në Oqeanin Paqësor, pas një informacioni të dhënë nga garda bregdetare amerikane që rezultoi me kapjen e 2 ton kokainë të ndarë në 2000 pako (1 kg secila), sasia më e madhe e drogës e konfiskuar në det.
 

Kokaina u kap në një gomone me 4 motorë, rreth 80 milje larg bregut, shpesh e përdorur nga trafikantët e drogës pasi është e vështirë për t’u zbuluar nga radarët.
 

Autoritetet e Kosta Rikës than se tre kolumbianë u arrestuan dhe janë në paraburgim tashmë.  Bëhet e ditur se 6,7 ton drogë janë konfiskuar në 10 ditët e fundit në Kosta Rika.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?