Kostaq Papa

Politikë

Kostaq Papa kërkesë ankimore me shkrim dore në KQZ: Të shpallen të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve në Tiranë

10 Maj 2021, 17:08| Përditesimi: 10 Maj 2021, 17:45

  • Share

Kostaq Papa si pjesë e koalicionit ABEOK ka bërë kërkesë ankimore me shkrim dore në KQZ lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Tiranës. Duke kërkuar që të shpallet i pavlefshëm rezultati i zgjedhjeve në Tiranë, ABEOK kërkon që edhe rinumërim të votave të pavlefshme të gjithë qarkut.

Pas rinumërimit në shkresën e shkruar me dorë nga deputeti Papa kërkohet edhe që të ripërsëriten zgjedhjet në këtë qark me pretendimin se janë tjetërsuar votat.

Koalicioni ABEOK ka bërë edhe mbrëmjen e kaluar kërkesë ankimore në KQZ ku kërkojnë që të pajisen me vendimin e Komisionit për votimin e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 25 prillit. ABEOK tha se një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe më parë por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ankimimi i Kostaq Papes

Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 10/05/2021 18:13

    Shihni mire,si nje pianec ne podium qe thote:-"ttttee annnuuulllllohhhen zzzzgjgjgjedhdhdhjet nnne tttiiiiraaannne"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?