Trajneri Kostic

Sport

Kostiç shumë pranë shkarkimit, Luftëtarin e pengon kontrata 3-vjeçare

18 Shtator 2018, 17:08| Përditesimi: 18 Shtator 2018, 17:09

  • Share

Disfata në ndeshjen e fundit kundër Tiranës ka mbushur kupën te Luftëtari dhe ndaj drejtuesit po mendojnë për zëvendësimin e trajnerit. Katër humbje në katër ndeshjet e para nuk ndodhte në Superligë që nga sezoni 2014-2015, por ajo që e mban akoma të lidhur trajneri Kostic me bluzinjtë është kontrata 3-vjeçare.

Loja e bukur është një nga elementët e pakët që favorizon qëndrimin e sllovenit, por gjithsesi kjo është shumë pak për gjirokastritët, të cilët sezonin e kaluar siguruan pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Për të dytin sezon radhazi opsioni i trajnerit të huaj ka rezultuar një zgjedhje e gabuar, pasi edhe vjet uruguaiani Luis Curbello u largua pas javës së 6-të, me Hasan Likën që mori më pas vendin e tij. Edhe zëvendësuesi I Kostic mendohet të jetë një trajner shqiptar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?