Ekonomi

Kosto e Unazës së Re arrin në 290 mln euro

10 Nëntor 2021, 00:25| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 00:28

  • Share

Ministria e Financave e kontabilizoi projektin e Unazës së Re të Tiranës për qëllime të financimit të zërit të shpenzimeve kapitale me 35.6 miliardë lekë (290 mln euro) nga të cilat 7,8 miliardë janë paguar deri në fund të vitit 2020, rreth 13,5  miliardë lekë do të paguhen në 4 vitet në vijim dhe 14 miliardë lekë ose 40 për qind e vlerës totale është programuar për tu financuar pas vitit 2024.

Sipas projektit të qeverisë Unaza e Madhe e Tiranës është rreth 27 kilometra në total, përfundimi i të cilave kërkon 35.6 miliardë lekë, 1,3 miliardë lekë për kilometër ose 11 milionë euro/km. Të dhënat u njoftuan në listën e investimeve publike të cilat Ministria e Financave i çoi në Kuvend si shoqëruese të Projektbuxhetit 2022.

Kosto e Unazës së madhe të Tiranës, pa përfshirë shpronësimet, tejkaloi edhe kostot aksit më të shtrenjtë dhe të vështirë në punime atë të Rrëshen- Kalimash me mbi 9 milionë euro për kilometër.

Projekti i Unazës së Re, përfundimi i të cilit po tejkalon një dekadë vijon të jetë i debatueshëm për ndikimin social, kostot e larta dhe historitë e korrupsionit.

Projekti që nisi ndërtimin që në vitin 2013 është gjithsej  27 kilometra, i ka fillesat që në vitet 1980 në qeverinë komuniste. Inxhinierët e profesionistë të transportit rrugor që kanë të dhëna për projektin pohojnë se, veprat e artit që po bëhen në këtë segment nuk i justifikojnë kostot e larta me të cilat po bëhen.

Në vitin 2018 u zbulua se një kompani fantazmë e prezantuar DH Albania, e cila kishte fituar një tender 18 milionë euro në një nga lotet për rindërtimin e segmentit nga mbikalimi i pallatit me shigjeta tek Sheshi Shqiponja.  Zbulimi i këtij skandali çoi në ndryshimin me shpejtësi të projektit në nënkalimin e rreth rrotullimit të dogana. Ekspertet të fushës në kushtet e konfidencialitetit pohuan se emergjenca më të cilën u bë ndryshimi i projektit e bën difektoz objektin që për më tepër nuk i jep zgjidhje trafikut në hyrje të Tiranës.

Ministria e financave raportoi se i gjithë projekti do të përfundojë në vitin 2024, por siç shihet nga të dhënat 40 për qind të pagesave për punimet do të shtrihen pas vitit 2024.

Rreth 14.1 miliardë lekë (110 milionë euro), janë planifikuar për tu paguar pas vitit 2024, kur dhe punimet te kenë përfunduar ne të gjithë gjatësinë e unazës, teksa mandati politik i qeverisë përfundon në vitin 2025.

Më herët gjatë vitit të kaluar Ministria e Infrastrukturës përllogariti se i gjithë projekti kushton 370 milionë euro. Aktualisht tenderimet janë zhvilluar për pjesën nga Rreth- Rrotullimi Shqiponja deri në Bulevardin e ri e më pas deri në Kodrën e Priftit.

Kostot e vërteta do të shihen në përfundim të projektit pas vit pas viti institucionet përgjegjëse raportojnë vlera të ndryshme për projektet në fazë investimi. Shpesh herë financohen punime dhe të dhe projekti ndryshohet me kosto në rritje./B.Hoxha/Monitor

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tedi: 11/11/2021 13:23

    Mire qe vjedhin miliona me tenderat, apo cojne investimet tek oligarket e tyre qe ndertojne blloqe banimi, ne tokat qe ua jep Lali Eri, po te pakten bejini tamam dreqi e mori dhe ne kohe. Keni thyer cdo rekord abuzimi, shkelje dhe arrogance.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?