Kostoja ekonomike dhe mungesa e stafit, planifikohet mbyllja e 9 gjykatave

6 Qershor 2019, 11:06| Përditesimi: 6 Qershor 2019, 15:40

  • Share

Pas vettingut që ka nxjerrë jashtë sistemit gjyqtar e prokuror, sistemi i drejtësisë pritet të preket nga një tjetër reformë. ReportTv ka mësuar ekskluzivisht se përgjatë një takimi me krerët e gjykatave mbajtur 3 ditë më parë KLGJ ka prezantuar draft projektin e shkrirjes së plot 9 gjykatave.

Sipas burimeve për ReportTv reforma e cila do të çojw në mbylljen e gjykatave të shkallës së parë në rrethe prek gjykatën e Kurbinit, Përmetit, Sarandës, Burrelit, Tropojës, Pukës dhe Pogradecit.

KLGJ ka dalë në këtë konkluzion pasi në këto rrethe është krijuar mungesë e theksuar gjyqtarësh ku sipas ligjeve në fuqi për shkallën e parë duhen 7 gjyqtarë minimalisht, ndërsa edhe kostot ekonomike janë të larta.

Reformimi pritet të kap edhe gjykatat e apelit ku është cilësuar si e nevojshme mbyllja e apelit Gjirokastër si dhe shkrirja në një të vetme e apelit Durrës me apelin e Tiranës.

Ndërkohë pas kësaj tryeze ku diskutimet kanë qenë pa praninë e medias dhe me praninë e grupeve të interesit përfshi dhe krerët e gjykatave, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kavajës që kërkon të mos mbyllet gjykata në qytetin drejtuar prej tij.

Ky projekt sipas KLGJ pritet të diskutohet më gjerësisht me opinionin publik por deri atëherë këto gjykata do të jenë funksionale paçka se në 70 % të tyre delegohen gjyqtarë nga Tirana, Durrësi, apo Shkodra.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?