Sali Berisha dhe Syri TV

Politikë

Kostoja për t’u bërë deputet/ Syri shet me lekë edhe hapësirën informative! TV i familjes Berisha-kandidatëve: Zgjidhet ai që paguan më shumë

20 Prill, 10:31| Përditesimi: 20 Prill, 12:33

  • Share

Sali Berisha duket se ka vendosur një ‘kusht’ për kandidatët e tij për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit. Që të kenë shans të bëhen deputetë, ata duhet që të paguajnë një kosto.

Dhe kjo lidhet kush paguan në televizionin e tij. Në emailin e departamentit të marketingut të këtij televizioni, teksa tregohen shifrat për promovim, bie në sy që është ‘tarifuar’ edhe hapësira informative.

Për 10-15 minuta në rubrikën speciale të edicioneve kryesore informative, kandidatët do të duhet të paguajnë një shumë deri në 5 mijë euro. Fakti që Syri dhe familja Berisha nuk janë interesuar për të vërtetën, por japin lajme vetëm sipas interesit të tyre, ka qenë i ditur: por tani çmimorja e propagandës është bërë edhe zyrtare.

Sa i përket emisioneve, shifrat variojnë nga 4 mijë euro për 10-15 minuta në emisionin ‘Kafe Shqeto’, 5000 euro për emisionin “Task Force” me të njëjtin minutazh, ndërsa për të pasur 15 minuta hapësirë televizive në emisionin e Çim Pekës, duhet të paguajnë 8 mijë euro.

Pershendetje, Z.

Promovoni fushatën tuaj në studiot tona!
Ju kontaktojme nga departmenti i marketingut prane Syri Tv , për t`ju njohur me hapesiren me pagese, ne dispozicion te kandidateve pergjate fushates.
Televizioni jonë ju ofron hapësirën ideale për intervista, prezantime dhe diskutime profesionale, konkretisht:
-    Emisioni Kafe Shqeto me Flavio Qarri 
10-15 min ne dispozicion 4000 euro
-    “Task Force” me Sonila Meco 10-15 min 5000 euro
10-15 min tek rubrika speciale e edicioneve kryesore informative 5000 euro 
-    “A Show” me Adi Krasta 10-15 min ne dispozicion 5000 euro 
-    “Çim Peka” live 10-15 min ne 
dispozicion 8000 euro
-    Shkrim PR (artikull online) tek syri.net 2500 euro
Çdo emision transmetohet ne Youtobe dhe mund te behen edhe video te shkurtra per ti perdorur ne rrjetet tuaja sociale.
Per çdo pyetje apo paqartesi mos nguroni te na shkruani.

Me Respekt !
Besa Bazaiti
Syri TV – Departamenti Marketing

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?