Presidenti Meta takim me përfaqësues të agrobiznesit

'Kostot e prodhimit janë rritur', Meta takim me përfaqësuesit e agrobiznesit: Institucionet të mbështesin produktet 'Made in Albania'

25 Shkurt 2022, 14:06| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 14:11

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka takuar mesditën e sotme përfaqësues të agrobiznesit, teksa situata në sektorin agro-ushqimor është e rënduar për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainës.

“Situata e rënduar në sektorin agro-ushqimor dhe përballja me bllokimin e pritshëm të tregjeve për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, i dha tonin takimit shumë të frytshëm që pata sot me përfaqësues të agrobiznesit, prodhuesve dhe përpunuesve të ushqimit, si dhe të sindikatave të fushës së bujqësisë.”-shkruan Meta.

Kreu i shtetit thotë se shqetësues mbetet rritja e kostove të prodhimit, ulja e konkurrencës dhe rrudhja e prodhimit vendas.

“Dëgjova me shumë vëmëndje shqetësimet e tyre për rritjen e kostove të prodhimit, uljen e konkurrencës dhe rrudhjen e prodhimit vendas, diskriminimin e tij të pashembullt krahasuar me importet.”-shkruan Meta në rrjete sociale.

Ndër të tjera, Presidenti Meta shprehet se është angazhuar për të marrë hapat e nevojshëm për të nxitur institucionet përgjegjëse për ngritjen dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin.

“U angazhova për të ndërmarrë së bashku të gjitha hapat e nevojshme, për të nxitur institucionet përgjegjëse shtetërore për nxitur ngritjen dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin, me synim mbështetjen e plotë të produkteve “Made in Albania” në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së biznesit shqiptar sidomos në tregjet europiane dhe ndërkombëtare.”-shprehet Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?