Periferi

Kostumet tona popullore janë chic, pop, rock!

15 Shkurt 2021, 09:43| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 10:05

  • Share

Bang, minialbumi i ri i Rita Orës, shpërndau në të gjithë botën ngjyrat e mrekullueshme të kostumeve popullore shqiptare. Me një ridizenjim të Valdrin Sahitit, këngëtarja shqiptare e Kosovës, dhe shoqërueset e saj, veshën të kuqet e ndezura në kadifet qëndrisura me fije ari. Rezultati: spkektakolar! Shih ketu: https://www.youtube.com/watch?v=ikASj8bShrg

Magjia e detajeve dhe simboleve të xhubletës, dimiqve, fustanellave dhe çdo kostumi tjetër nga krahina në krahinë e Shqipërisë, tregojnë për një shpirt të bukur, harmonik, “maniak” të detajeve, ngjyrave, kombinimeve, kontrasteve, relieveve, pëlhurave, materialeve. Por jo vetëm anën estetike. Ana karakteriale është ajo që fshihet pas një punë të gjatë të grave shqiptare, plot durim, përgatitje, kombinim, ngjyrime dhe rezistencë, të cilat kanë mbërritur si dëshmi në ditët tona duke ruajtur akoma shkëlqimin e qindra viteve. Bukuria e kostumeve tona pat rrëmbyer edhe shpirtra të një elegance të rrallë: Bajroni, Oskar Wilde, Edit Durham, nuk lanë pa i veshur e pa u krenuar. Bajroni do të dashurohej me protretin e tij me kostumin shqiptar. Ai që kujdesej për çdo foto, pozë, pikturë, të ishte perfekte, kur pa veten me kostumin shqiptar në pikturën e Thomas Philips, mbeti pa fjalë. I mrekulluar.  

Sa herë shoh kostumet tona popullore, sa herë i kthehem dhe i rikthehem albumeve që kanë mbledhur fotografi me qëndismat origjinale që vijnë nga çdo krahinë e thellë, sëndyk, kullë, shtëpi, a kasolle, mendoj e besoj se një shpirt shqiptar i bukur shumëngjyrësh është ende në hije. Ende i pashpluhurosur, ose i strukur nga rrethanat që nuk e kanë nxjerrë në krye.

Artistët tanë më të mirë e më të njohur, artizanët më të talentuar, do të na ndihmojnë që vlerat tona ende të fshehta e të panjohura një ditë të jenë pasaporta jonë: Pas mbylljes së epokës së trafiqeve dhe korrupsionit, epoka e kostumeve shumëngjyrëshe, si simbol i shpirtit tonë original, duhet të triumfojë. Ato kostume, janë rrënjët tona. Të rinjtë do ta kuptojnë.

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?