Diplomati Jorgji Kote e sheh të largët paqen në Ukrainë. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV me gazetarin Nertil Agalliu, diplomati tha se ngërçet në bisedimet që po zhvillohen, sulmet e forta në frontin e luftës, si dhe “kapriçot” e Putin, tregojnë se nuk do të ketë paqe në Ukrainë.
“Pa nënvlerësuar këto dermarshet diplomatike, edhe bisedimet e djeshme në Stamboll dhe të tjera, duke parë se si janë bazat që vetë Putin mohoi që të shkojë me bisedime me Trump dhe Zelensky, dhe goditjet e forta në front, të gjitha tregojnë se them se nuk ka paqe në Ukrainë. Për këtë BE, dhe Amerika janë të ndërgjegjshëm.
Sa më shumë bëhen demarshe diplomatike, aq më shumë goditje të forta, përfshirë sulmin e befasishëm të Ukrainës shumë efektiv kundër bazave ajrore ruse, hakmarrja ruse që do të bëhet më vonë, të gjitha këto nuk premtojnë për asnjë lloj fryme e besimi ndërmjet të dy palëve në luftime. Të flasësh për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në një të ardhme të parashikueshme është utopi. “, tha diplomati.
Sipas tij, nuk mund të ketë paqe kur Rusia ka vendosur kushte të forta, si kufizimet në ushtrinë e Ukrainës, pa hyrjen në NATO, apo edhe marrjen e 4 rajoneve që i pretendon si të sajat. Një paqe e tillë alla ruse, thotë diplomati, do të thotë kapitullim për Ukrainën.
“Është e vërtetë që diplomacia jo se ka vdekur por nuk ka ca bën, lufta është vazhdimi i politikës dhe diplomacisë me mjete dhune. Diplomacia nuk ka hapësirë deri më tani. Nuk mund të ketë diplomaci efektive kur luftimet janë në proces. Këto do të jenë efektive kur njëra palë, do të dëshironin që të ishte Ukraina që të kishte avantazhin strategjik në frontin e luftimeve, Ukraina të kishte epërsi dhe të diktonte kushtet e armëpushimit dhe paqes. Sot është e kundërta, është Rusia ajo që edhe pas 4 muajve në pushtet të Trump, që dikton rregullat e lojës. Gazetari Steve Rosenberg thotë se Putin është fituesi i madh global i këtij pokeri. Në këto kushte, pavarësisht se demarshet politike vazhdojnë, paqja e vërtetë duket shumë larg, që të largohet rusi nga Ukraina dhe të japë garanci ai dhe Amerika se nuk do të sulmojë më Ukrainën. Këtë paqe ju e vini se Putin e ka bërë të qartë se nuk e pranon se do 4 kushtet, Ukraina pa ushtri, pa NATO, pa ndihmën e forcave perëndimore dhe të dorëszojë 4 ose 8 rajone. Kjo paqe alla ruse në fakt është pushtim dhe kapitullim për Ukrainën.”
I pyetur nëse Putin “ndau” SHBA dhe Evropën, diplomati theksoi se ky ngërç është krijuar për shkak të politikës së ndjekur nga Donald Trump, të cilin e cilësoi si një gabim fatal nga ana e presidentit amerikan. Strategjinë e BE “tërhiqe mos e këput” me Trump e vlerësoi si më të mirën e mundshme për të shmangur krisjen e aleancës.
“Nuk mund të themi se i ndau Putin, kjo është politika që ka zgjedhur Trump. Ai e krijoi këtë kaos dhe avantazh të Putin me strategjinë e tij. Tani nuk vendos dot as sanksione për t’i kenë hapësirë diplomacisë. Pra, gabimi i madh fatal ishte që në fillim duhet të bashkëpunonte me aleatët evropian, të përcaktonte strategjinë dhe të përdorte diplomacinë e fuqisë ndaj Rusisë, e përdori në fakt ndaj Ukrainës dhe aleatëve evropianë. Ish komandanti amerikan i NATO-s Ben Hodges e thotë që Amerika sado e fortë të jetë s’mund të bëjë dot pa aleatë. Më i besueshmi i saj është Evropa. Kjo ishte strategji e gabuar e Trump që e përdori qëllimisht. Trump me përfundimin e luftës, nuk thotë paqe, thotë që të mbarojë sa më shpejt lufta dhe të fillojë lulëzimi ekonomik, marrëdhëniet e biznesit dhe ndryshimi nëpërmjet tregtisë. Ai ka futur diplomacinë e shek. 16-17 dhe çdo gjë e shikon nga këndvështrimi i fitimit. Merz do të jetë sot në darkë në Uashington, po tregohet i duruar. I përshtatet Trump, do ta lavdërojë por pse i bën Evropa këto? Nga halli që ta mbajë sa më shumë në vathë Trump me politikën sa më shumë pushtimin e krejt Ukrainës dhe më pas goditjen e një prej vendeve të NATO-s. A do e mbrojë amerikan aton apo jo? Kjo politikë e BE është e drejtë dhe pragmatike dhe dalëngadalë do të japë rezultat. Të flasësh majë më majë me Trump do të ishte dështim për BE.”, u shpreh diplomati.
Komente

Lufta ne Ukraine mbaron kur te deshiroje Putini.Sa per Trump,akoma nuk e kuptojne,ose bejne sikur nuk e kuptojne se per ke punon?Trumpi as sanksione,as paqe nuk po ben dhe s'ka per te bere ndonjehere.Vetem dobsimin e Europes dhe conflikte me aleatet po bën.Flijeni mendjen,Trumpi nuk ka per te bere gjë kundra Rusise.
Përgjigju