Deputetja e PD, mbështetëse e Berishës: Na dhunuan nga brenda selisë, ne ishim si protestues të qetë me duar në xhepa! Përjashtimet e Bashës, skandaloze, partia ka humbur dhe votat e tyre

12 Janar 2022, 13:45| Përditesimi: 12 Janar 2022, 14:16

  • Share

Deputetja e PD, Sorina Koti në protestën e 8 janarit dhunën e pa nga brenda selisë blu, ku sipas saj mbështetës të Bashës i kishin pritur demokratët që po protestonin në mënyrë të qetë me shkopinj bejsbolli dhe dyer të blinduara. Në një intervistë për Report Tv, Koti e cilësoi dhunën në protestën e 8 janarit shokuese, ku shprehet se ndaj protestuesve u hodh gaz lotsjellës.

“Ka qenë një ditë e vështirë për demokratët pasi kishim informacion se protesta mund të tejkalonte normat reale dhe të qetësisë së një proteste. Ne kishim ditë që ishim njoftuar se brenda selisë dyert po blindoheshin, kishte shkopinj bejsbolli, shifra hekuri. Data 8 ka qenë një shok, pasi nuk e prisnin që dhuna ndaj nesh të ishte në atë lloj forme dhe shkalle. Që në momentet e para që kemi hyrë në oborrin e PD jemi rreshtuar në shkallët e saj për të thënë që jemi këtu të rimarrin shtëpinë e demokratëve dhe në momentin e parë që është hapur dera qendrore e selisë dhe isha në korridorin e saj ku jemi përballur me gazin që erdhi brenda selisë. Kur janë thyer xhamat e katit të dytë u thyen nga brenda selisë dhe një pjesë e tyre na ranë poshtë. Ne ishin protestues të qetë me duar në xhepa”, tha Koti.

Koti foli edhe për përjashtimet dhe pezullimet e 28 anëtarëve aktiv të PD, ku e cilësoi këtë vendim si më të gabuarin pasi bashkë me to partisë u ikin edhe votat që ata mbledhin nga simpatizantët e tyre.

“Të humbasësh një pjesë të mirë të udhëheqjes së PD indirekt do të thotë se ke humbur dhe votat e tyre. Ky është një vendim i gabuar për përjashtimet dhe pezulluar anëtar aktiv të PD, ky është një nga vendimet më shokuese dhe vrastare për partinë”, tha ajo.

Si do të vijojë gjendja në grupin e demokratëve në Kuvend ku seanca e parë për sesionin e ri pritet të nis më 17 janar, Sorina Koti tha se “jemi pjesë e PD dhe në asnjë moment nuk kemi thënë nëse do largohemi nga grupi parlamentar apo do të krijojmë një grup tjetër parlamentar”.

8 janari shënoi një ditë dramatike se si anëtarë të së njëjtës parti u përçanë dhe shkatërruan godinën e shtëpisë së tyre. Militantë dhe mbështetës të Berishës me vare e çekiçë në duar shqyen dyert e blinduara nga Basha dhe thyen xhama e shkatërruan zyra, ndërsa mbështetësit e Bashws iu kundërpërgjigjën nga brenda me gaz lotsjellës. Kjo bëri që seli blu të kthehej në një skenë krimi për policinë dhe prokurorinë ku u arrestuan 34 persona dhe të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/01/2022 01:14

    Nuk ke nevoje te shkosh kaq larg ne kohe deri te Milloshevici,mjafton te shohesh reagimin e disa kongresisteve te GOP qe thone qe turmat qe sulmuan Kongresin,ishin vetem turiste,vizitore,sepse nga videot duken disa, qe kur hyjne brenda shfaqen duke filmuar e fotografuar me cel.ambientet e brendeshme,por sesi hyne aty,kongresistet e GOP,befas i ze amnezia.Keshtu jane dhe keta /KOTET/& Co qe dirigjohen si te cicerijne nga Berisha.

    Përgjigju
  • Millosheviçi: 12/01/2022 18:14

    Po te shikosh keta qe u hedhin fajin te tjereve dhe para faktesh bejen rolin e pafajshmitjane fiks si millosheviçi qe para faktesh per vrasjet qe kishte bere thoshte qe jane trillime. Ky sala ka mesuar shume nga millosheviçi kur e ndihmonte kunder Kosoves. Keto mesime ja ka transmetuar edhe ithtareve te vet si kjo koti.

    Përgjigju
  • tom234: 12/01/2022 16:09

    Shihi mbiemrin...Koti... dhe besohi. Flet Kot....

    Përgjigju
  • Noli: 12/01/2022 15:27

    Kaq idjote ështe kjo na tregon protesten paqsore???

    Përgjigju
  • dajti: 12/01/2022 14:32

    Kesaj zonje une po i them mundohu te kuptosh cfare tha Escobar ne intervisten e tij dhene zeroit te amerike Jo cdo njeri qe pretendon qe esshte anetar i partisee demokratike si puna juaj eshte aleta dhe do te bashkepunoje me ne Sa pa turp jane keta njerez. NJe genjeshtare si kjo nuk mund te jete kurre deputete ne parlament. Shih cfare thote: ne nje moment kur u hap dera... Po kush e hapi deram me cfare dhe ne cmenyre zonjes nuk i intereson te tregoje.Qe deren e hapen me qysqi dhe vare grupi i njerzeve qe ajo i ishte bashkuar asaj nuk i intereson ta tregoje. Po nuk ka rendesi- njerez si kjo le te llapin larte e poshte s ate duan. Ata ndoshta do ta besojne vete genjeshtren e tyre por jo njerzit qe e pane me figure dhe ze. Te vjen turp qe nje njeri si kjo perfaqeson popullin ne parlamentin shqiptar.

    Përgjigju
    • Mali i Thate: 12/01/2022 16:46

      Kjo baxhell kerkon te hedhe hi syve sikur nuk e pame ne.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?