Receta

Kotoleta patëllxhani të fërguara nga zonja Albana

5 Maj, 11:39| Përditesimi: 5 Maj, 11:40

  • Share

Patëlllxhanë të fërguar

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë
  • 2 litra ujë të vluar
  • 2-3 gjethe dafine
  • 2-3 lugë gjelle uthull
  • Kripë sipas dëshirës
  • Hudhër e thatë
  • Piper i zi i bluar

Për marinim dhe skuqje:

  • 3 kokrra vezë
  • 1-2 lugë gjelle majonezë
  • 1 filxhan galetë
  • 3 lugë gjelle niseshte
  • Spec i kuq pluhur
  • Majdanoz i thatë
  • Koriandër e bluar
  • Kripë, miks erëzash
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Vendosim ujin me kripë, dafinë, uthull dhe erëza të vlojë. Shtojmë patëllxhanët dhe i lëmë të ziejnë për 2-3 minuta në zjarr të ulët. I lëmë të ftohen pak dhe i thajmë mirë me letra kuzhine. Rrahim vezët me kripë, erëza për mish, koriandër, majdanoz dhe majonezë. Në një tas tjetër përziejmë galetën me niseshte, piper të kuq dhe majdanoz të thatë. Çdo fetë patëllxhani e kalojmë fillimisht në përzierjen me vezë dhe më pas në përzierjen me galetë. I skuqim patëllxhanët në vaj të nxehtë, derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët. 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?