Kotopita - Byrek grek me mish pule
Përbërësit:
- 500 gr fileto pule
- 100 gr proshutë
- 3 speca me ngjyrë
- 1 qepë mesatare
- 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 400 ml qumësht i ngrohtë
- 100 gr djathë i bardhë
- 100 gr djathë kaçkavall
- Kripë, piper i zi, arrëmoskat
- Pak majdanoz i freskët i grirë
- Për petët:
- 6-8 petë byreku (ose petë sfoljatë)
- Vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë
Përgatitja:
Në një tigan, skuqim qepën me vaj ulliri derisa të bëhet e tejdukshme. Shtojmë miellin dhe e përziejmë për 1-2 minuta derisa të marrë pak ngjyrë. Hedhim qumështin gradualisht duke e përzier me tel kuzhine derisa të trashet dhe të bëhet një masë kremoze (si një beshamel). Shtojmë mishin e pulës të zier dhe të copëtuar, djathrat, erëzat dhe majdanozin. E përziejmë mirë dhe e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë lyejmë një tavë me vaj/gjalpë. Vendosim 3-4 petë njëra mbi tjetrën duke i lyer secilën me vaj (i lëmë skajet të varen jashtë tavës). Shtojmë mbushjen e pulës dhe e përhapim në mënyrë të njëtrajtshme. Vendosim petët e tjera duke i mbledhur anët brenda dhe lyer gjithashtu me vaj. E presim me thikë byrekun në copa dhe e vendosim në furrë të piqet në 180°C për rreth 40–45 minuta derisa sipërfaqja të jetë e artë dhe krokante.
Komente
