KPA e riktheu në detyrë, Vjerdha: 6000 qytetarë firmosën një peticion për kthimin tim! E mbështes sërish vettingun

24 Tetor 2020, 18:39| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 19:32

  • Share

SHKODËR - Pasi Komisioni i Posaçëm i Apelit e riktheu ne detyee Fuat Vjerdha kryetar i Gjykates se Apelit Shkodër është shprehur i emocionuar dhe i kënaqur që dinjiteti i tij u vu në vend duke u bërë i pari në sistemin e drejtësisë që rikthehet në detyrë.

Vjerdha tha se kane qenë më shumë se 6000 qytetarë shkodran që kanë firmosur peticion për rikthimin e tij në radhët e drejtësisë

"Kuptohet që është një kënaqësi për mua që u riktheva në detyrën time. Është një kënaqësi e madhe duke qenë se jam i pari që konfirmohem në detyrë nga KPA. Me këtë rast nuk do të pushoj së përmenduri ndihmën që më kanë dhënë qytetarët e mi përmes nënshkrimit të një peticioni që unë e kam paraqitur pranë Kolegjit të Apelimit me të cilët kundërshtohet konkluzioni i KPA-së që unë kam cënuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Ishin 6244 shtetas më mbështetën me peticionin e tyre. Pavarësisht se KPA nuk e futi në rrethin  e provave, unë kam bindjen se ai peticion ka bërë punën e vetë në mbështetjen e një vendimi për mua" - tha Vjerdha.

Kreu i Gjykatës së Apelit Shkodër u shpreh se do t'i kërkojë Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të vijë dhe gjyqtar tjetër e plotësohet numri i tyre në Shkodër.

"Jam i ndërgjegjshëm për punën e madhe që kam përpara por shpresoj që ky pushim i madh që unë kam bërë prej 16 muajsh do të më motivoj që unë mos të shoh më oraret e punës por të punoj sa më shumë. Në Gjykatën e Apelit të Shkodrës aktualisht janë 3 gjyqtarë plus 1 gjyqtar i komanduar për një vit. Janë 4 dhe me rikthimin tim në detyrë janë 5 gjyqtarë. Puna e parë që do të bëj të hënën, do i kërkoj KLGJ-së që të bëhet e mundur ardhja e një gjyqtari tjetër që të mundësohet formimi i dy trupave gjykues në gjykatën e apelit Shkodër për t'i shërbyer sa më mirë komunitetit të një qyteti dhe veriut të Shqipërisë" - shprehet gjyqtari.

Ai tha se vettingu ka bërë që sistemi i drejtësisë të mbingarkohet. Pavarësisht se ai e ka pësuar nga fillimisht nga vettingu Vjerdha ka sërish mbështet reformën në drejtësi.

"Vettingu në vetëvete ka sjellë pasoja të paparashikueshme nga ana e ligjvënësve. Dikur isha dhe unë pjesë e tyre që u kthyen. Por nuk mendoja që do të ishte në këto nivele shkarkimi i gjyqtarëve. Pasojat janë të dukshme, kanë mbëtur Gjykatat e Apelit me 1 os 2 trupa gjykues. Në gjykatën e Shkodër janë një numër dosjesh i konsiderueshëm. Nëse përpara 16 muajsh, kohëzgjatja e gjykimeve në Gjykatën e Apelit varionte nga një vit në 1 e gjysmë tani besoj se ka shkuar në 2 vite" - tha Vjerdha.

Fuat Vjerdha u bë gjyqtari i parë në sistemin e drejtësisë që u rikthye në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër me vendim të KPA-së ditën e djeshme.

Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtar Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA-së Albana Shtylla. Vendimi është marre në dhomën këshillimi të mbyllur nga KPA. Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 25/10/2020 11:14

    Drejtesua e vertete nuk ka nevje per peticione .Tre jane kriteret e vetingut,aftesia prifesionale,pasuria dhe morali.te tjerat ne nje shiqeri demojratuke jane te pa pranyeshme.Mndet gjykatesi eshte i rregullt me kerkesat por pericioni !

    Përgjigju
  • Haha: 24/10/2020 22:03

    I besoj KPA-s, po per 6000 “peticionistet” e tu kemi Kaubojsin qe u zgjodh dhe Deputet, or daj. Por ti e gezofsh Pensionin, kete thuaj ...

    Përgjigju
  • Ani: 24/10/2020 21:26

    Ky asht njeriu ma ordiner e I korruptuar e njef tan shkodra , lene ca han muuuttt

    Përgjigju
  • njaci: 24/10/2020 21:17

    Na i kena shume qejf hajnat prandaj e kena firmos.....

    Përgjigju
  • Bledi: 24/10/2020 19:25

    O Tirona, ky asht burre I shkelqyer dhe super profesionist, me I ndershmi nder gjykates.

    Përgjigju
  • Tirona: 24/10/2020 19:01

    Ule koken dhe puno, mos na bo te ndeshmerin duke na tregu 6000 firmat, se nuk i dihet te del ndonje klecke dhe pastaj me grupin qe eshte perjashtuar do te presesh 15 vjet qe te rinises punen ne sistemin e drejtesise , nese zoti nuk do te te plak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?