Arjana Fullani me bashkëshortin Ardian Fullani

KPA lë në fuqi vendimin e KPK, përjashton me 15 vite nga 'Drejtësia' Arjana Fullanin

11 Nëntor 2020, 10:17| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 16:14

  • Share

TIRANË- Arjana Fullani, ish- gjyqtarja e lartë do të mbetet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Përjashtimi i bashkëshortes së ish-guvernatorit të bankës së Shqipërisë është vendosur edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) gjykatë në të cilën ajo kërkoi rikthimin e statusit të magjistrates.

Trupa gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo vendosi.

Por si lindi kjo padi?
Në vitin 2017 Arjana Fullani mbaroi mandatin e gjyqtares së lartë dhe u largua nga sistemi duke nisur punë si avokate. Pak kohë më vonë këshilli i lartë gjyqësorë nisur nga statusi i gjyqtares së lartë i ofroi asaj një pozicion si gjyqtare apeli.

Në të njëjtën kohë kish hyrë në fuqi ligji i Vettingut. Kërkesën për t'u emëruar në apel Arjana Fullani e refuzoi si të papërshtatshme për të. Më pas KLGJ njoftoi komisionin e Vettingut se ish gjyqtarja s'ka pranuar. Ky refuzim u klasifikua dorëheqje sipas nenit G të kushtetutës ku ata që largohen nga sistemi u ndalet Vettingu dhe për 15 vite mbeten jashtë sistemit.

Me argumentin se nuk u dorëhoq asnjëherë, por e përjashtuan, Arjana Fullani kërkoi statusin e magjistrates në Kolegj, kërkesë kjo që u refuzua. Ndërsa në përfundim të këtij procesi ish-gjyqtarja e lartë tha se këtë gjyq nuk e bëri për para e për një post, por për një dinjitet njerëzor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?