Prokurori Petrit Çano

Kronikë

KPA konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano

21 Shtator 2021, 16:06| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 16:15

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano. Gazetari Arsen Rusta raporton se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ishte ankimuar nga Komisioneri Publik, por sërish Çano është konfirmuar në detyrë nga KPA.

Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që është shkalla e parë e procesit të vettingut, në 2019. Vendimi është pritur me duatrokitje në sallë nga familjarët e prokurorit.

Në përfundim të hetimit administrativ për të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aspektin profesional, trupa gjyqësore e KPK-së vendosi të konfirmojë në detyrë kryeprokurorin e Krujës. Çano u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk ka gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës.

Ndaj tij ishte vetmë një denoncim i një qytetari nga Kruja me mbiemrin Bami, që thoshte se makina e tij e parkuar është goditur nga një tjetër automjet që shofere ishte vajza e prokurorit. Çështja në fjalë është pushuar për mungesë të autorit dhe denoncuesi pretendon se e ka referuar në polici, por çështja nuk është regjistruar aty.

Prokurori Petrit Çano e ushtron funksionin e tij prej më shumë se 20 vitesh në rolin e drejtuesit. Ai ka drejtuar Prokurorinë e Vlorës në vitet 2000-2008 si dhe atë të Lushnjes në vitet 2008-2015. Me dekret të presidentit të Republikës, Çano është emëruar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë prej vitit 2015.

Komento

Komente

  • Qwert: 21/09/2021 18:11

    Vendim absurd ..turp ! Ky ishte per arrest dhe jo te vazhdonte detyren akoma.

    Përgjigju
  • Zedi: 21/09/2021 16:21

    Hallall plako. Ta gezosh per fare ate vilen e Borshit. I paska shpetuar vetringut.

    Përgjigju
    • sosa: 28/08/2022 12:25

      pse paska vile ky? Ku e ka vilen ?

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?