Saimir Hysa

KPA konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Saimir Hysa

25 Shtator, 17:08| Përditesimi: 25 Shtator, 21:17

  • Share

Tirane- Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Saimir Hysa. Në mënyrë unanime trupa gjykuese e KPA-së vendosi sot lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke aplikuar parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit lidhur me gjetjet për një çështje dhe bilancin negativ të shtrirë në vite, që u cilësua modest.

, ONM rekomandoi apelimin e vendimarrjes së Komisionit, duke sugjeruar që disa prej gjetjeve në kriterin profesional dhe atë të pasurisë, të verifikoheshin nga KPA. Bazuar në këtë rekomandim, Komisioneri Ballhysa ushtroi ankim, duke kërkuar në përfundim gjatë konkluzioneve përfundimtare të hënën, konsiderimin e gjetjeve në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit në vlerësimin tërësor të çështjes, si dhe shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Prokurori Hysa i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e ankimit duke theksuar se pasuria e tij është e provuar, si dhe se figura e tij është e konfirmuar nga gjithë institucionet përkatëse. Ai këmbënguli se kishte kryer si duhet detyrën e tij dhe vërejti se nuk mund të cënohej vendimi i Komisionit nga disa letra të dërguara në institucionet e vetingut, si dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Rezarta Schuetz lexoi të mërkurën vendimin e përmbledhur për Hysën. Ajo vërejti se disa prej pretendimeve të Komisionerit në lidhje me kriterin profesional nuk qëndronin. Megjithatë, u evidentua se për një vendim mosfillimi, subjekti ka dështuar të bëjë verifikimet e duhura para se të arrinte në konkluzionin përfundimtar, pavarësisht paqartësive që mund të kishte pasur kallëzimi.

Kjo gjetje, së bashku me një bilanc negativ total në shumën rreth 780 mijë lekë të shtrirë në vite për krijimin e disa pasurive, u çmuan në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, si të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit për prokurorin Hysa, shkruan BIRN.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • M.Hicka: 25/09/2024 17:41

    E meriton Roshi, si bavarez qe eshte loz per champions dhe se shpejti e duam pjese te Spak????????

    Përgjigju
    • Y.Allaraj: 26/09/2024 00:08

      Konfirmim i merituar.Një ndër prokurorët më të mirë,më dinjitoz, më objektiv e më profesional në Prokurorinë e Tiranës. Për atë ç'ka është dhe ç'ka përfaqëson e mbron, uroj të bëhet pjesë e strukturave më të larta të sistemit të drejtësisë. Respekt dhe suksese për Prokuror Hysën!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?