Etleva Deda

KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren e GJKKO-së Etleva Dedën

21 Korrik 2022, 10:00| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 11:22

  • Share

Kolegji i Posaçëm Apelimit ka konfirmuar në detyrës gjyqtaren e GJKKO-së, Etleva Deda. Sipas KPA-së nuk janë konstatuar probleme në pasurinë e saj. 

Sipas vendimit të KPK-së Etleva Deda e kishte deklaruar kredinë që kishte marrë, për të blerë për një apartament. Deda nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme, përveç apartamentit në Tiranë.

“Duke marrë për bazë jurisprudencën e deritanishme të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjendjen e fakteve dhe provave në rastin konkret dhe të ligjit të zbatueshëm, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë”, thuhej në ankimin e Komisionerit.

Gjyqtarja Etleva Deda, e ka nisur karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në vitin 2010, Deda e drejtoi përkohësisht këtë gjykatë si kryetare e komanduar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?