KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri

14 Nëntor, 16:43| Përditesimi: 14 Nëntor, 16:53

  • Share

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri, është shkarkuar nga detyra nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me unanimitet.

KPA la në fuqi vendimin nr. 378, datë 30.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Gjatë procesit të rivlerësimit të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në vitin 2021, trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo me relatore Suela Zhegun dhe anëtare

Brunilda Bekteshin, njoftoi se Sinojmerit i ishte kërkuar disa herë të paraqitej apo paraqiste një mbrojtës, por ajo nuk ishte përgjigjur dhe as kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes. KPK konstatoi se Sinojmeri nuk justifikonte pasurinë.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 378, datë 30.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Evjeni Sinojmeri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, theksohet në njoftimi e KPA-së.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?