KPA

Kronikë

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri

26 Shkurt, 19:42| Përditesimi: 26 Shkurt, 19:54

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri.

KPK kishte vendosur më 20 tetor 2021 shkarkimin e Bejlerit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurive dhe mugesë burimesh financiare për justifikimin e tyre.

Vendimi për lënien në fuqi të vendimit u mor sot me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla, Rezarta Shuetz dhe Mimoza Tasi.

'Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 460, datë 20.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Manjola Bejleri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm', thuhet në njoftim.  

Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Ajo ka qenë gjithashtu kryetare e shoqatës së gjyqtarëve.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?