Elina Kombi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elina Kombi

12 Shtator, 20:33| Përditesimi: 12 Shtator, 20:36

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi sot vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Tiranës, Elina Kombi.

Vendimi u mor në mënyrë unanime të mërkurën e 11 shtatorit nga trupi gjykues i KPA, kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kombit.

Vendimi hyn menjëherë në fuqi, duke e larguar përfundimisht prokuroren Kombi nga sistemi i drejtësisë.

Kombi u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 3 shkurt 2022, për probleme të pasurisë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll hetimi administrativ.

Elina Kombi e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Fillimisht punoi si prokurore në Prokurorinë e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e deri në shkarkimin nga detyra e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?