KPA

Kronikë

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Arben Sharra

26 Mars, 22:00| Përditesimi: 26 Mars, 22:06

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Arben Sharra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi nga detyra më 30 qershor 2022 prokurorin.

Vendimi për lënien në fuqi të vendimit u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Razarta Schuetz dhe Sokol Çomo anëtarë.

'Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 546, datë 30.06.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Sharra. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm', thuhet në vendim. 

Arben Sharra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2004 dhe e kreu detyrën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës dhe më pas në atë të Dibrës. Prej vitit 2010 deri në shkarkimin e tij nga detyra, Sharra e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?