KPA

Kronikë

KPA konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës Hysni Mulaj

5 Maj, 17:19| Përditesimi: 5 Maj, 17:47

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës Hysni Mulaj.

Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo.

'Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shpalli vendimin për çështjen nr. 36/2022, datë 29.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 539, datë 08.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Hysni Mulaj.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

 Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 539, datë 08.06.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Mulaj', thuhet në vendim. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?