KPA

Kronikë

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Petrit Hysa

19 Qershor, 19:45| Përditesimi: 19 Qershor, 19:48

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Petrit Hysa.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.

‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 664, datë 24.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftim.

Petrit Hysa ka punuar fillimisht si hetues në Dibër dhe në Mat në vitet 1986-1991. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si prokuror në Prokurorinë e Pogradecit dhe në vitin 1999 u transferua në Tiranë në cilësinë e zëvendësdrejtuesit. Prej asaj kohe dhe deri në shkarkimin nga detyra më 24 maj 2023 e ushtroi funksionin e prokurorit në kryeqytet.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?