Astrit Halilaj

Kronikë

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

14 Maj, 14:38| Përditesimi: 14 Maj, 14:43

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendos lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që pati shkarkuar nga detyra prokurorin e Shkodrës Astrit Halilaj më 30 qershor 2022.

Problemet kryesore që u evidentuan nga KPK-ja kishin të bënin me investimet e kryera gjatë periudhës 1995-2014 në një banesë me dy kate plus papafingo dhe burimet e krijimit të kësaj pasurie; me burimet për blerjen e një apartamenti plus parkim në Vlorë; për një makinë dhe dy njësi shërbimi të porositura nga vëllai në vitin 2000, të drejtat reale të të cilave i janë kaluar subjektit në 2014-ën, por pa dhënë gjë në këmbim.

Astrit Halilaj e ka filluar karrierën si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1993 dhe përgjatë dy dekadave ka mbajtur pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit. Prej vitit 2016, ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
 

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 42/2022, datë 22.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Halilaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 545, datë 30.06.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 545, datë 30.06.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Astrit Halilaj”, thuhet në njoftimin e KPA-së.
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?