Alfred Gjoni

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, shkarkoi nga detyra gjykatësin e Kurbinit, Alfred Gjoni

26 Qershor 2020, 23:14| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 23:16

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK që shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës së Rrethit Kurbin, Alfred Gjoni.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e gjykatësit Alfred Gjoni.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 100, datë 14.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Zbutja e dënimit ndaj të dënuarit për 2 vrasje Gentian Doda, ishte një nga shkeljet mbi të cilat u mbështet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit Alfred Gjoni.

Gjoni, i cili ishte pjesë e trupës gjykuese që uli dënimin në Gjykatën e Matit duke sjellë lirimin e Dodës, u gjet me probleme të pasurisë dhe profesionalizmit – përfshi arsyetimin në këtë çështje dhe lidhjen e tij me avokatin e Dodës, të cilit i kishte marrë në hua një makinë për të udhëtuar jashtë vendit.

Komento

Komente

  • Zijaqini: 27/06/2020 10:06

    Sa hajdut ishte ky injoranti pu pu pu. Si mund te mbaje toka llumra te tille

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?