Kronikë

KPA lë në fuqi vendimin, shkarkohet gjyqtarja Alma Liçaj

24 Shtator 2019, 10:56| Përditesimi: 24 Shtator 2019, 11:01

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të gjyqtares Alma Liçaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, vendosi përfundimisht shkarkimin e Alma Liçaj, e cila ishte kryetare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Alma Licaj rezulton pronare e tetë apartamenteve në Tiranë dhe Vlorë si dhe e tetë automjeteve, pasuri kjo e pajustifikueshme nga të ardhurat që ajo kishte.

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 24/09/2019 11:02

    Si nuk po shohim ndonje te hetohet per pasuri te dyshimte ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?