Ferdinand Elezi

Kronikë

KPA lë në fuqi vendimin, shkarkohet ish kreu i Prokurorisë së Apelit në Durrës Ferdinand Elezi

30 Shtator 2020, 20:41| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 20:48

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish kreut të Prokurorisë së Durrësit, Ferdinand Elezi.

Ky i fundit u shkarkua nga KPK me 9 prill të vitit 2019, pasi paraqiti probleme me pasurinë.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, përbëhej nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?