Prokuroria e Elbasanit Pranvera Stafa

Kronikë

KPA ndryshon vendimin e KPK, rikthen në detyrë prokuroren e Elbasanit Pranvera Stafa

10 Tetor, 10:54| Përditesimi: 10 Tetor, 10:58

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ndryshuar vendimin për prokuroren e Elbasanit Pranvera Stafa, e cila u shkarkua nga Komisioni i Pavarur Kualifikimit.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo.

Me këtë vendim, prokurorja Pranvera Stafa rikthehet në detyrë. Prokurorja e Elbasanit u shkarkua pasi iu konstatuan probleme me pasurinë, e cila është nga tre shtyllat e vetingut.

Pranvera Stafa e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989. Ajo punoi prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Elbasanit

Njoftimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 16/2024, datë 14.05.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 740, datë 08.03.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 740, datë 08.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 09.10.2025.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?