Alaudin Malaj

Dha dorëheqjen nga frika e vettingut, KPA përjashton nga drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin Alaudin Malaj

23 Shkurt 2021, 15:33| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 16:45

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e Apelit, Alaudin Malaj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut për ish- gjyqtarin.

Në korrik të 2020 Malaj u dorëhoq si gjyqtar pa u përballur me vettingun, me argumentin se do angazhohej në një punë private dhe kërkon ti njihet statusi magjistratit. Në 15 shtator kërkesa e tij për dorëheqje u pranua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Roland Ilia vendosi ndërprerje të procesit të rivlerësimit.

Alaudin Malaj ka një karrierë prej gati tre dekadash në sistemin e drejtësisë dhe para se të dorëhiqej ishte drejtues i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Me një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, ai konsiderohej një nga gjyqtarët më të pasur në vend.

Pak kohë më parë Malaj u përfshi dhe në një konflikt familjar me djemtë e tij, ndërsa pas ndalimit nga policia ndaj tij u vendos masa hetimit në gjendje të lirë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 23/02/2021 19:53

    JO 15 PO 55 VJET DUHEJ TA KISHIT PERJASHTUAR....

    Përgjigju
  • Goshe kokloqja: 23/02/2021 18:05

    Po ca 150 vjet thia ti ore 15000 vjet dhe 150 breza te siguruar ka Lau im.Shum na i ule pjacen

    Përgjigju
  • Ermir: 23/02/2021 18:02

    Mo flisni kot kur nuk i njini njerzit. Goshja miku Tor Ymerit e si ha fare per asnje. Se si lango venit e qanit hallet ju qe beni si te forte. Ikni e kapini po kini bythe se ne rruge i kini . Diluni para e shini cdo benet .qani hallin kalorsit se i varen topet kalit .

    Përgjigju
  • FATMIRI: 23/02/2021 16:50

    GJYQTAR ME HAJDUT DHE BANDIT NUK DO TE KET KY ESHTE PER NE BURG JO PER TU PERJASHTUAR PER 15VJET

    Përgjigju
  • LORA: 23/02/2021 16:38

    Tregues qe Reforma ne Drejtesi po ecen ne rruge te mbare. Lajm i mire

    Përgjigju
  • Goshe jehovai: 23/02/2021 16:00

    Ky ka grabitur aq shumë njerzit sa mund të jetoj 150 vjet të tjera pa punuar fare ...

    Përgjigju
    • Cecenistani nga Cepani: 23/02/2021 16:43

      Ne Cecenistan parimi i drejtesise eshte j thjeshte! Po vodhe pak u kalbe ne burg! Po vodhe shume perfundon ne presidence ose ne keshillin e ministrave! Te fala EDrames dhe censurojeni po deshet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?