KPA shkarkon gjyqtarin Artan Lazaj: Vettingu gaboi, e hetuam vetë dhe gjetëm probleme pasurie

31 Janar 2019, 12:03| Përditesimi: 31 Janar 2019, 16:35

  • Share

TIRANË- Nuk bëri deklarime të plotë të pasurive dhe nuk justifikoi blerjen e një apartamenti në Tiranë, Kolegji i Posacëm i Apelimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Artan Lazaj.

Vendimi për shkakrimin e Lazaj u lexua nga kreu i trupit gjykues Sokol Çomo, i cili tha se Lazaj ishte shkarkuar padrejtësisht nga komisioni i Vetting-ut por hetimi Kolegjit gjeti sërish shkelje duke ia ndërprerë atij përfundimisht mandatin.

“Kërkesa e gjyqtarit duhej shqyrtuar nga një grup tjetër. Vendimi për shkarkimin e Lazaj është marrë në shkelje të ligjit,” - tha Çomo.

Lazaj u shkarkua nga vetting më 11 Korrik 2018, por sipas tij ai vendim ishte i padrejtë dhe ai kërkoi rikthimin në detyrë pranë Kolegjit të Apelimit. (SHIKO KËTU)

Me argumentin se KPK s’kishte shqyrtuar sipas ligjit kërkesën për përjashtimin e anëtares Brunilda Bekteshi, Lazaj trokiti në Kolegj.

Ky argument i Lazajt u pranua dhe u shfuqizua shkarkimi i tij por nga ana tjetër hetimi pasuror e nxori sërish me probleme.

Për avokatin e Lazajt tashmë mbetet gjykata europiane e të drejtave të njeriut destinacioni ku ata do të ankimojnë. Lazaj nga kjo e enjte smund të ushtrojë më detyrën e tij si gjyqtar i dhomës civile në Gjykatën e Tiranës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 31/01/2019 12:48

    U qerua dhe nje Hajde radha radha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?