KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e parë të rrëzuar nga Vettingu! Fuat Vjerdha votoi kundër lirimit të Dritan Dajtit

23 Tetor 2020, 16:48| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 20:13

  • Share

SHKODËR- Fuat Vjerdha bëhet gjyqtari i parë në sistemin e drejtësisë i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) e ka rikthyer në detyrë Fuat Vjerdhën pas një vendimi të ditës së sotme. Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë duke u bërë i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit nga Vettingu.

Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtar Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA-së Albana Shtylla. Vendimi është marre në dhomën këshillimi të mbyllur nga KPA. Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun.

Megjithatë, tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA-së. Përpara këtij vendimi një grup qytetarësh nga Shkodra firmosën një peticion për rikthimin në detyre dhe integritetin e Fuat Vjerdhës.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natash a Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1.    Ndryshimin e vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha dhe konfirmimin e tij në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.
2.    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Ora 17:24
KPA e konfirmoi në detyrë, Vjerdha për Report Tv: Kur më shkarkuan thashë që kam dal kryelartë! Ishte një vendim pa i pabazuar

Ishte i bindur që shkarkimi i tij ishte pa baza dhe sot KPA e vërtetoi një fakt të tillë. Në një prononcim për Report tv, gjyqtari Fuat Vjerdha është shprehur se paratë për të cilët u shkarkua ishin të justifikuara.

"Shkarkimi im ishte i pabazuar. Kur më shkarkuan thashë që kam dal krye- lartë. DSIK dhe ILDKP flisnin pro punës sime.Nuk kam pasur asnjë nevojë pasi vetë komisioni ka deklaruar se nuk kam asnjë problem. Problemi i 1.6 mln lekëve. Kanë qenë lekët e mia që i kam fituar në mënyrë të ligjshme. Unë i kam shpjeguar në komision. Ato lekë ndodheshin në librezat e babait tim", tha Vjerdha për Report Tv.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/10/2020 21:19

    Ndoshta, ky zoteria mund ta kete te justifikuar e te merituar rikthimin,por peticioni I bere nga qytetaret krijon nje precedent te rrezikshem qe nuk duhet te perseritet me dhe nuk duhet pranuar,pasi jo vetem eshte presion e nderhyrje mbi organet e Vetingut,por mund te jete dhe I dyshimte.Asgje nuk I pengon personat e tjere te drejtesise, te djegur me pare,qe te mos gjejne miq ,shoke ,komshij,te aferm,bile dhe njerez qe I kane favorizuar me vendime ,qe te mos mbledhin <<peticione>> te tilla e te perpiqen ti perdorin, per tu rikthyer ne postet e mepareshme.

    Përgjigju
    • Rita: 07/01/2021 05:21

      Duke ju pershendetur ju komentues qofshi pro apo kunder, vecanerisht ju znj/ Iris , po komentoj si me poshte . Jam nga ata shtetas shqiptar te persekutuar dhe diskriminuar nga drejesia shqiptare prej 21 vjetesh duke pasur gjithe provat dhe faket ne favorin tim, e njehkosisht nje nga denoncueset e z. Fuat Vjerdha . Me ju thene te drejten jam skandalizuar nga menyra se si ky gjyqtar eshte rikonfirmuar ne detyre .Jam ploteisht dakort me ju zonja Iris,rikthimi ne rganet e drejtesise ne kete menyre , krijon seriozisht precedent te rrezikshem. Megjithate jo gjithmone gjerat jane si duken, te shpresojme qe rikonfirmimi ne detyre ti sherbej per mire Z. Vjerdha , e ta mbylli me sukses karrieren si gjyqtar e kryetar, sepse nese abuzon me te drejten e te drejtit , mund t`i shpetosh gjykimit njerzor por kurre gjykimit Hyjnor! këtë nuk mund ta "blesh" me asgje ne Bote,eshe gjykim qe te godet ather kur te jesh ne diten me te bukur, gje qe nuk ja uroj.

  • Bledi: 23/10/2020 17:58

    E meriton eshte nder te paktet magjistrat, qe eshte edhe profesionist dhe korrekt. Respekte KPA per vendimin

    Përgjigju
    • Vernier: 23/10/2020 19:23

      Eee profesionist per te vjedhur eee ke te drejt

  • Tralala: 23/10/2020 17:38

    Ky ishte per burg e jo per kthim ne detyre..nuk behet shqiperia ..jo jo nuk behet

    Përgjigju
  • Beni: 23/10/2020 17:11

    Sa turp mu rikthy ky ne drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?