Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti.
Vendimi për shkarkimin u shpall sot nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë.
Dosti u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, më 3 dhjetor 2021, por vendimi i KPK u ankimua nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.
'Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 479, datë 03.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Dosti. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)