Gjyqtari Bari Shyti në Vetting, qytetarët me pankarta: I korruptuar! Mars 2021

Kronikë

KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti

29 Maj, 16:56| Përditesimi: 29 Maj, 21:09

  • Share

Vetingu nxjerr nga sistemi i  drejtësisë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, lanë në fuqi vendimin  e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 361, datë 25.03.2021 i cili e shkarkoi.

Vendimi I KPK-së u ankimua nga subjekti i rivlerësimit Bari Shyti. 

Vendimi u mor në mënyrë unanime në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi.

Bari Shyti u shkarkua nga KPK më 25 mars të vitit 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Komisioni konkludoi atëherë se Shyti kishte bërë deklarime kontradiktore e të pasakta, si dhe se nuk kishte justifikuar pasurinë e tij me burime të ligjshme.

Kush është gjyqtari Bari Shyti? 

Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bari Shyti: 01/07/2024 21:49

    Kjo plaka ne foto eshte denuar per shfrytezim prostitucioni. Edhe nje nga ata djemte eshte i denuar disa here per vjedhje. Ajo vajza, eshte e bija e kesaj plakes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?