'Burri s'pagoi taksa dhe s'deklaroi huan prej 25.000 euro'/ Ngec në Vetting prokurorja ‘e fortë’ Donika Prela, nuk justifikoi pasurinë

25 Shtator 2020, 10:23| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 16:52

  • Share

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin përfundimtar duke shkarkuar nga detyra ish-kryeprokuroren e Krimeve të Rënda Donika Prela.

Mësohet se Prela nuk ka qenë në seancën e dhënies së vendimit nga KPA. Prela ka shfaqur probleme me pasurinë, ndërsa është gjykuar edhe për profesionalizmin gjatë dhënies së vendimeve.
Sipas KPA-së, Donika Preka ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë në lidhje me një transaksion. Donika Prela ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së saj dhe personave të lidhur me të. 

Më konkretisht, KPK kishte konstatuar se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003  deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet. Kjo gjetje u cilësua si shkelje edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, ku përfaqësuesi i ONM Teo Jacobs e cilësoi si një shije të keqe. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar gjithashtu se Donika Prela ka probleme me deklaratën e pasurisë. Bazuar në raportin e ILDKPKI, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim.

Më herët, Donika Prela kishte kërkuar përjashtimin nga trupi gjykues të Ina Ramës dhe Natasha Mullajt, pasi u kishte hetuar më konkretisht kushërirën dhe vëllezërit, por kjo kërkesë nuk iu pranua.

1601022829_1548155385prelafoto.jpg

Donika Prela

 

( Kliko këtu ) Ankimimi i plotë për vendimin KPK të Donika Prelës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veting: 25/09/2020 15:01

    Per xhoret : jo e ketij jo e atij. Ju rrofte LSI me Pdh, ja ku jane vreri me budallallekun bashke (antare-militante)

    Përgjigju
  • Berti: 25/09/2020 14:38

    Po ish burri i rovena gashit qe punon akoma prekuror dritan gina pse nuk del ne veting dhe ti sekuestrohen milionat nga spak. Super i korruptum

    Përgjigju
  • Drejtesia: 25/09/2020 14:02

    Edhe prokurore si Arta Marku e Rililindjes duhet te shkoje ne site bashke meSurrelin

    Përgjigju
  • Njoni: 25/09/2020 13:43

    T'ja thjeshtojmë punën drejtësisë, shkruani emrat e prokurorëve që ju njihni dhe që e dini se janë të korruptuar. Mjafton të shkruani një emër këtu te komentet.

    Përgjigju
  • Alb: 25/09/2020 13:36

    Per ta shqipnija ashte ku ashte sote, perj ketyre

    Përgjigju
  • Qifi: 25/09/2020 12:30

    Ti sekuestrohet pasuri kesaj monstre. Mjafton ti shohesh surratin kesaj injoranteje.

    Përgjigju
    • Alo: 25/09/2020 14:50

      Kush e di si e ke surratin ti, plako Ik, mos shkruaj më këtu. Deficent

  • Ela: 25/09/2020 12:05

    I bije qe cdo njeri te krijoj parti dhe te futet ne parlament nepermjet aleancave te kurvave o mjerrrrrrr ne

    Përgjigju
  • Altin: 25/09/2020 11:48

    E zhduken edhe kete ndyresiren , e perdoren dhe pastaj e flaken si leter higjenike ashtu si ka edhe surratin.

    Përgjigju
  • Qazimi: 25/09/2020 11:46

    Me ne fund nje vendim i drejte .

    Përgjigju
  • Leka: 25/09/2020 10:31

    Shyqyr e perzun dhe nje tjeter hajdute se na ka zene frymen keta dhe keto qelbesira te veshur me toga te zeza qe kurr nuk kan dhen drejtesi ne kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?