KPA shtyn për në datën 18 shtator vendimin përfundimtar për Donika Prelën

11 Shtator 2020, 12:11| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 19:06

  • Share

TIRANË- Në 18 shtator ora 09:00 Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të japë vendimin përfundimtar nëse ish- kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela do të vijojë të jetë pjesë e sistemit të Drejtësisë ose jo.

Vendimi për Prelën ishte parashikuar që të jepej sot, po u shty të premten. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Prela nuk ishte e pranishme në seancë për arsye shëndetësore, por përfaqësohej nga avokatja e saj.

Më herët, Prela ka kërkuar largimin e dy gjyqtarëve të Apelit të Vettingut, Ina Ramës dhe Natasha Mulajt, pasi u kishte hetuar më konkretisht kushërirën dhe vëllezërit, por kjo kërkesë nuk iu pranua.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?