Kronikë
Top 24

KPA shtyn vendimin për prokurorin e SPAK, seanca e radhës më 20 shtator

3 Shtator 2019, 11:07| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 14:59

  • Share

TIRANË- Kolegji i Pavarur Apelimit ka shtyrë vendimin për prokurorin Besnik Muçi. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se shkak për këtë është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues, Natasha Mulaj, për motive familjare. Seanca e radhës do të mbahet më 20 shtator. 

Muçi u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut më 1 gusht 2018, ndërsa pak javë më pas komisioneri bëri ankim duke kërkuar shkarkimin me argumentin se nuk arrin të justifikon bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive.

Ndërsa u përzgjodh në SPAK, Besnik Muçi kandidon edhe për gjyqtar kushtetues dhe emri i tij është konfirmuar edhe nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?