Ramadan Troçi

Kronikë

KPA vulos shkarkimin e Ramadan Trocit, prokurorit VIP që urdhëroi arrestimin e Fullanit dhe Shpëtim Gjikës

21 Tetor 2019, 19:56| Përditesimi: 21 Tetor 2019, 20:43

  • Share

TIRANE- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar prokurorin Ramadan Trocin.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama  relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë ka vendosur shkarkimin e Trocit.

Troci njihej edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka urdhëruar arrestimin e Ardian Fullanit dhe Shpëtim Gjikës. Në vendimin e shkarkimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka krijuar bindjen se Ramadan Troci ka fshehur pasuri të paluajtshme në emër të personave të afërt. 

Troci ra në rrjetën e vettingut për mosjustifikim pasurie, ku përfshihej një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës, por edhe për hetime të paplota të incidenteve me pasoja vdekjen dhe plagosjen e disa minatorëve në minierat e Bulqizës kur Troci ishte prokuror në atë rreth.

Komento

Komente

  • Edi: 22/10/2019 09:09

    Hahaha cfare zhabuku......!

    Përgjigju
  • Ben: 22/10/2019 06:22

    Nje maskara me pak.Nje super hajdut me pak.Ky eshte Troci.

    Përgjigju
  • Zenuni: 22/10/2019 05:29

    Po ky fshatar dibre ra me lek e pushtet ka per te vauajt ca ky ky do Pellas si gomar jo do vuaj she pak

    Përgjigju
  • Almo: 22/10/2019 00:18

    Vetem nje apartament,po ky i ka duart e lyera komplet me gjak,pse nuk permendet qe ka dhe nje apartament ne rrugen sitki cico te firma mgb,prej 400 m2 ,ne katin e fundit,blere me cmim 1200€ m2,ku vetem arkitektet deri tani kane kushtuar diku tek 100000 € per mobilimin e shrepise ne fjale.

    Përgjigju
  • Granit Vlore: 21/10/2019 22:10

    Tja rruani te gjith me big Ramadanit.Asnje nuk e ben dot ate qe beri ai.

    Përgjigju
    • Ka..: 22/10/2019 00:42

      Ky cope legeni do haje K mbrapsht tani nga ata qe e kane blere ne lek si kucke

  • LORA: 21/10/2019 21:21

    Lajm fort i mire .

    Përgjigju
  • Saliu: 21/10/2019 21:05

    Ky eshte nje hajdut qe nuk e ka shokun. Mua me kerkoi 50.000 euro per te mbyllur dicka. Eshte gjeja me e mire qe e shkarkuan kete maskarain hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?