Ish-gjyqtari Artan Hajredinaj, pas vetingut

Kronikë

KPK e kishte konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Lezhës, KPA shkarkon Artan Hajredinajn pas ankimimit të Komisionerit Publik

14 Maj, 23:09| Përditesimi: 14 Maj, 23:16

  • Share

Tiranë- Vetingu largon nga sistemi i drejtësisë një tjetër magjistrat.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të sot (14 maj) vendimin për ndryshimin e vendimit të Komisionit për gjyqtarin e Lezhës, Artan Hajredinaj, duke e shkarkuar atë përfundimisht nga detyra.

Gjyqtari Artan Hajredinaj u konfirmua në detyrë më 19 mars 2024, pasi Komisioni i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e tij për konstatimet e hetimit paraprak, lidhur me pamundësi financiare në krijimin e pasurive e mbulimin e shpenzimeve, si dhe dyshimet e ngritura për fshehjen e një apartamenti.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK për Hajredinajn në muajin korrik të vitit të kaluar (2024), duke ngritur shkaqe në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit dhe vlerësoi se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm.

Gjatë proçesit në ngarkim të tij, drejtuesi i SPAK i qëndroi ankimit dhe trupa e KPA vendosi shkarkimin e Artan Hajredinaj.

Vendimi i KPA-së:

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 24/2024, datë 01.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 744, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Hajredinaj.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

· Ndryshimin e vendimit nr. 744, datë 19.03. 2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artan Hajredinaj.

· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.05.2025”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?