Shtyhet për nesër në 12:30 seanca në KPA për Elisabeta Imerajn! Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës kërkon konfirmim në detyrë: Ankimimi i ONM erdhi nga denoncime të rremë, një prej denoncuesve nuk ekziston

30 Mars 2022, 11:45| Përditesimi: 30 Mars 2022, 20:13

  • Share

Në një seancë maratonë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, u mbrojt sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi i KPK-së për të kaluar vettingun u ankimua nga Komisioneri Publik, me kërkesë të ONM.  Elisabeta Imeraj ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i huaj nga Strasburgu, gjë që është pranuar nga trupa gjykuese e KPA, ndërkohë që seanca është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12:30.

Në mbrojtjen e saj, Elisabeta Imeraj ka deklaruar se janë bërë 3 denoncime të rreme saj dhe kjo ka sjellë edhe ankimin e konfirmimit të saj në detyrë. Sipas saj kallëzuesja Erjona Fino pretendon se ka një listë personash, ku Imeraj është e 167-a. Madje prokurorja thotë se Fino ka deklaruar se "kush do të më vrasë të gjejë vrimë e të futet". Ndërkohë që denoncuesja në fakt rezulton se është me probleme të shëndetit mendor.  Një tjetër kallëzim ka ardhur për prokuroren nga një person që nuk ekziston me emrin Valentino Ymerin. 

“Ne aktet qe ju keni perpara, rezulton se vendimarrja e KPK se per procesin tim te rivleresimit me konkluzionin Konfirmim ne detyre, eshte bere me date 25.03.2021. Pas njohjes me denoncimet shtesë nga Kolegji dhe përgjigjet e dhëna nga Prokuroria e Posaçme SPAK, rezulton se, në datën kur ishte caktuar shpallja e vendimit, vëzhguesit ndërkombëtar i depozitohet një denoncim me email ndaj meje, me pretendime absurde dhe te paqena, dhe po në këtë datë ky denoncim anonim përmes e-mailit (nga një person që nuk ekziston), i përcillet për verifikim SPAK.  Nuk paraqes dhe nuk shfaq asnjë pretendim në drejtim të verifikimit të çdo të dhënë apo denoncimi, por cfare ka ndodhur qe vendimarrja e dates 25.03.2021 te shtyhej per shpallje deri me date 01.04.2021.  Nuk mund të kuptohen ndryshe përveçse një tendencë për të ndikuar në mënyrë jo të rregullt dhe ligjore në procesin tim të rivlerësimit me qellimin e vetem shkarkimin tim nga detyra.

Po kush e deshiron shkarkimin tim nga detyra, bazuar ne denoncimin anonim te Valentino Ymerit, denoncimin anonim te Rrahim Shehut apo denoncimin e Eriona Finos? Normalisht, une ushtroij detyren dhe funksionin e prokurorit dhe si i tille mundem te kem cenuar dhe interesa politike, interesa ekonomike apo dhe interesa kriminale. Ndaj pergjigja eshte e sakte, pas denoncimeve anonime mundet te fshihen vetem elemente dashakeqes qe kane pse jo promotorin kryesor tek Krimi i Organizuar.  Por a mundet dhe duhet te shkarkohet nje prokuror mbi bazen e nje kartele te fallsifikuar, mbi bazen e nje denoncimi te paqene, dhe anonim, mbi bazen e pretendimeve qe nuk bazohen ne prova. Natyrisht qe jo, sepse ne radhe te pare, Ju vete nuk mundet te siguroni besimin e publikut sipas ketij mekanizmi”, ka thënë ndër të tjera Imeraj.

Në argumentimet e ti në seancën e sotme gjyqësore, Komisioneri Publik ka nënvizuar se për aftësitë profesionale në 3 raste që janë verifikuar ka rezultuar se nuk janë kryer hetimet e plota tek procedimet penale të ndjekura nga Imeraj si prokurore e krimeve të rënda.

Komisioneri Publik ka nënvizuar se për një apartament 73 metra katror ka deklarim të saktë e të justifikuar por nuk ka mjatueshmëri me paratë për ta blerë.  Kredia e deklaruar për marrjen e apartamentit është e pamjaftueshme. Komisioneri Publik ka thënë gjithashtu se sipas ONM divorci i Imerajt me bashkëshortin është fiktiv. Sipas tij prokurorja s’ka nivel të besueshëm për të vazhduar detyrën ndaj duhet të shkarkohet.

Nga ana e saj prokurorja Imeraj ka deklaruar se komisioneri Publik pretendon për prova që nuk janë përfshirë në fashikull. Sipas saj ka disa prova që s’janë gjykuar më herët dhe nuk janë në dosje.

“Një nga provat për shembull është denoncimi i rremë i Rrahim Shehut ndaj meje. Si pretendon komisioneri publik të behën pjese e gjykimit”, pyeti Imeraj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është përgjigjur se nuk ka ende asnjë vendim për marrjen e provave.

Elisabeta Imeraj thotë se ka falsifikim të dokumentit pasi ajo nuk ka qenë kurrë bashkëpronarë në një pronë. Kush e ka bërë falsifikimin duhet të mbajë përgjegjësi penale.Kujtojmë se pasi KPK e kaloi si të pastër Elizabeta Imerajn, pas kërkesës së OMN-së, Komisioneri publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të hedh poshtë vendimin e KPK-së. Për OMN kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret. Sipas Komisionerit Publik, Imeraj ka probleme me pasurinë e ish-burrit dhe me integritetin.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 18:32
Po mbron Elisabeta Imeraj në KPA-së, avokati i huaj nga Strasburgu tregon se sa paguhet dhe pse e ka marrë si çështje

 

Avokati i Elisabeta Imeraj, Gregori Twan në përfundim të seancës në KPA-së, ka folur për mediat, duke sqaruar se përse ka marrë përsipër që të mbrojë drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës.

“Çështjen e kam marrë falas për shkak të ndjeshmërisë së saj pasi ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Çështja lidhjet me korrektesën e BE-së lidhur me konventën europiane të të drejtave të njeriut. Kjo është  çështje shumë e rëndësishme për interesit publik”, tha avokati.

Ora 18:21
Shtyhet për nesër seanca në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj: E vërteta do të dalë në shesh

 

Vjen reagimi i prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Nuk ka asnjë lloj akuze që mbetet e pazbardhur jam e sigurt që në kuadër të mekanizmave ligjor të duhura, e vërteta do të dakë në shesh. Nuk është e rëndësishme çfarë shpresoj unë, e rëndësishme është të zbardhen të gjitha elementet e paqartë të gjykimit tim”, tha Imeraj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sidrit Golemi: 30/03/2022 23:27

    KryeProkurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka 81 dite qe drejton hetimet per ngjarjet e dhunshme te 8 janarit 2022 ne seline e PD-se, aq mire te dokumentuara me ze e me figure se cilet jane organizatoret, nxitesit dhe pergjegjesit e dhunes. A nuk mjafton qofte edhe vetem kjo dosje hetimore qe nuk cohet prej saj ne gjykate per ta perjashtuar nga sistemi kete prokurore qe kerkon te ruaje me cdo kusht te paprekshem e te pandeshkueshem mentorin e saj Sali Berisha?

    Përgjigju
  • Jani: 30/03/2022 21:40

    Pyesni pak ata biznesmenet qe i arrestun ne grup si lopet per TVSh dhe i nxorren nji e na nji pasi i rruajten mir e mir. Pysni edhe ata te ngjarjes se bllokut se ju tregojn. Pysni edhe per gjitha qeshtjet me lek qe cakton veten ti hetoj . Bani kujdes se po kaloi ka per tju myt se eshte buldozer e nuk ndalet. Vetem per ligj nuk pyt kjo. A e shikoni si i ka vene ne rresht te gjithe mediat per ti sherby

    Përgjigju
  • Ligj dhe drejtesi: 30/03/2022 20:03

    Nje personalitet i shquar i drejtesise qe duam.. Nje femer qe i ben nder krahines se vet dhe gjithe Shqiperise! Shikoni si eshte katandise organi i veeeetringut…Babalja duket lule me ket montazh akuzash anonime te denja per tragjedi komedine e “reformes” ne drejtesi! Shqipetar… Jini vigjilent!

    Përgjigju
  • Drini: 30/03/2022 18:25

    Ato arrestimet qe bere me rastin e termetit me aq buje ne Tirane si shkuan se sikur nuk degjuam te denohet njeri?

    Përgjigju
  • Ben: 30/03/2022 18:25

    E tmerrshme te kaloj vetingun kjo super hajdute.

    Përgjigju
    • rezi: 30/03/2022 19:56

      Nuk e kuptoj se ku lidhet Rama me këtë? Të thuash Berisha po, ai ka akoma drejtësinë që e ka krijuar vetë me largpamësi, i pasuroi(mbrohet nga një avokat i huaj kryeprokurorja e kryeqytetit shqiptar), i bëri gjyqtarë me 8 klasë shkollë (ai gjyqtari që mori vendim skandaloz), i bën presion kur dikush duhet të marrin vendimet. Ku është Edi Rama këtu? prandaj ti Vladimir akoma s'e kupton se pushtetet janë të ndara, e ishte Berisha që dënonte me urdhër dhe lironte me urdhër, si dhe ka vrarë me urdhërat e tij. Qen bir qeni paska qënë...jo qenin bjere këtu, me kafshët s'e krahason dot, është specie e llojit X.

    • Vladimir: 30/03/2022 19:19

      E temerrsheme eshte se si Rama e mbron deri ne vdekje. Pale ca planesh kane me prokurorine e Tiranes, u duhet shume per zgjedhjet lokale ne 2023 dhe me pas ato te tjerat!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?