KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon ankimim të vendimit për gjyqtaren e Apelit, Rilinda Selimi

28 Janar 2021, 16:32| Përditesimi: 28 Janar 2021, 16:35

  • Share

ONM ka kërkuar ankimim të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë Rilinda Selimin, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

KPK konfirmoi gjyqtaren e Apelit Tiranë më datë 14 dhjetor 2020, ndërsa sot e bëri publike vendimin për Komisionerëve Publik. Kjo ka sjellë që ONM të kërkojë rivlerësim të gjyqtares në të tre kriteret, atë të pasurisë, figurës personale dhe asaj profesionale, duke animuar procesin te Komisionerët Publik që ai ta dërgojë për rishqyrtim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe brenda 15 ditëve kanë të drejtë të paraqesin ankimin pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rilinda Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar përgjatë një dekade si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Selimi është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?