Një tjetër prokurore ka kaluar me sukses sitën e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës Lindita Ziguri.
Ajo është konfirmuar pavarësisht se asaj iu gjetën pasaktësi në deklarimin e pasurisë. Pas seancës, prokurorja nuk arriti t'i përmbante dot lotët.
Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Në dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Ndërsa për gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri KPK shtyu vendimin për një moment tjetër pasi do të verifikohet dhe një denoncim publik për këtë subjekt.
KPK shqyrton sot edhe të dhënat në seancë dëgjim0re për prokurorin e Tiranës, Arben Allajbeu.
keto jane bo si keshilli i lagjes...mos pergjynof !!!
Përgjigju