KPK e përjashtoi për 15 vite nga 'Drejtësia', Arjana Fullani: Mos më hiqni statusin e magjistratit

4 Nëntor 2020, 10:58| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 16:59

  • Share

TIRANË- Dy vite pasi Këshilli i Lartë Gjyqësorë i hoqi statusin e magjistrates për 15 vitet e ardhshme, ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani kërkon rikthimin e këtij statusi me argumentin se ajo nuk është dorëhequr asnjëherë.

Këtë kërkesë bashkëshortja e ish- guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit e paraqiti para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në seancën e kësaj të mërkure. Fullani nëpërmjet avokates së saj, ish-koleges Evelina Qirjako deklaroi se në 2017 asaj i ka mbaruar mandati i gjyqtares së lartë dhe është bërë avokate. Por asnjëherë s'ka dhënë dorëheqjen siç e ka argumentuar KLGJ.

Nga ana tjetër rezulton se KLGJ pasi Fullanit i ka mbaruar mandati i gjyqtares së lartë, i ka ofruar punë si gjyqtare në apel, por ajo e ka refuzuar me argumentin se " nuk e ka parë arsyeshme për ta pranuar këtë post".

Por KLGJ ka njoftuar shkallën e parë të Vettingut se ish-gjyqtarja e lartë e ka refuzuar këtë detyrë e më pas KPK e ka shkarkuar. Këtë procedurë kërkon të anulojë Arjana Fullani duke rifituar statusin e magjistratit për të patur të drejtë kandidimi në sistemin e drejtësisë. Kolegji i Apelimit pasi dëgjoi pretendimet e ish-gjyqtares vendosi të shpallë vendimin më datë 11 nëntor. Ky është procesi i parë kur një ish-gjyqtare kërkon statusin e magjistratit ndërsa kontrollit të Vettingut pasi e shkarkoi i përgjigjet se s'mund t'i bëhej në kohën që ishte avokate.

Arjana Fullani me bashkëshortin Ardian Fullani

Foto nga seanca e sotme për Arjana Fullanin

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lemeria: 05/11/2020 10:19

    Familje kriminale, kjo beri kerdine ne gjykata, ky vodhi parate e shqiptareve dhe u demshperblye me 500 milion nga k/hajduti karstriot selita, qe i shpetoi vetingut duke paguar...Mjere ky popull!!!

    Përgjigju
  • sapa: 04/11/2020 17:32

    Vemje e ndyre!Kur ska popull keshtu eshte!

    Përgjigju
  • O zot: 04/11/2020 13:47

    Burrit te saj iu mbyllen te gjitha ato skandale ne banke e shqiperise dhe u shperblye me para,edhe gruaja e njejta gje,ferkonja by.... ketyre pasanike hajduta.O zot ne cfare vendi kemi lind,cfare rrace e poshter paskemi qene,te gjithe me vjedh popullin.

    Përgjigju
  • erandi: 04/11/2020 13:01

    Fullani e ka vendin ne burg....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?