Kolegji i Posaçëm i Apelimi (KPA) ka rrëzuar vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e Prokurorit të Tiranës Milan Laskaj, teksa e kthyer në detyrë këtë të fundit.
Në vendmin e marrë nga trupi gjykues i përbërë me kryesues Sokol Çomo, Ina Rama relatore, dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, u vendos në mënyrë unanime që prokurori Laskaj të kthehet në detyë.
KPK e kishte shkarkuar Milan Laskaj nga detyra për shkak të bilanceve negative në kriterin e pasurisë. Por vendimi i sotëm i KPA, rikthen në detyrë prokurorin.
Vendimi i KPA:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2024, datë 07.06.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 748, datë 27.03.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 748, datë 27.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm
Komente
