Mustafa Turku

Kronikë

KPK e shkarkoi nga detyra, KPA lë në fuqi vendimin për ish-prokurorin e Elbasanit Mustafa Turku

30 Prill, 10:38| Përditesimi: 30 Prill, 10:47

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Vlerësimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë  nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Mustafa Turku.

Vendimi për shkarkimin nga detyra u mor më 26 Tetor të vitit 2023, por Turku ankimoi vendimin në janar 2024. KPK konkludoi se Turku kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë, me një bilanc negativ në shumën 4 milionë e 397 mijë lekë për gjithë periudhën e rivlerësuar. 

Gjithashtu, lidhur me vlerësimin e kriterit profesional, konstatoi cenim të besimit të publikut me veprimet dhe mosveprimet e tij në të paktën dy çështje të trajtuara.

Duke gjetur të drejtë shkarkimin e KPK-së, trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokurorin Mustafa Turku, i cili e fillloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1986. Ai punoi prej më shumë se dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Elbasanit.
 

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 2/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mustafa Turku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 708, datë 26.10.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 708, datë 26.10.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Mustafa Turku. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.”, thuhet në njoftim.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?