Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli, i shkarkuar nga KPK

Kronikë

U shkarkua nga KPK, ja trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankesën e gjyqtarit Artan Zeneli

22 Tetor 2018, 16:38| Përditesimi: 22 Tetor 2018, 16:48

  • Share

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka publikuar ditën e sotme emrat e trupës gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e dorëzuar në KPA, nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Zeneli. Në shortin e hedhur ditën e sotme, trupa gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, dhe Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Albana Shtylla anëtarë, pritet të kalojnë në filtër vendimin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit për Zenelin.

Zeneli ka dorëzuar një ankimim në datën 18 tetor, ndërkohë që vendimi për shkarkimin e tij është dhënë që në 22 korrik.

KPK vendosi më 22 korrik, që Zeneli të shkarkohej nga detyra pasi që në momentin kur është future sërish në sistemin e drejtësisë ai ka dyfishuar pasurinë. Në 10 vite, sqaroi KPK, Zeneli kishte një pasuri prej 50 milionë lekë të reja, para të cilat, ai i justifikoi duke deklaruar se janë siguruar nga paga e gruas. Ndërkohë që një tjetër problem me pasurinë e tij, ishte fakti sesi ai kishte blerë një vilë disakatshe në Tiranë.

Zeneli u shkarkua pas Tom Ndrecës dhe Admir Thanzës, ndërkohë që SHBA vendosi në janar të 2017-ës, të mos e lejonte të shkonte në Amerikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?