KPK edhe pak muaj mandat, bilanci 6 vjeçar i vetingut! Nga 783 vendime u konfirmuan ne detyre 358 magjistratë

3 Gusht, 17:28| Përditesimi: 3 Gusht, 17:34

  • Share

Tirane- Në një kohë kur anëtarëve të KPK-së u mbeten vetëm disa muaj nga përfundimi i mandatit 6 vjeçar, numri i atyre që kanë mbetur per  të kaluar  filtrin e vettingut në shkallë të parë tashmë është i vogël.

Sipas satistikave që nga 18 shkurti i vitit 2018 i e deri në 31 korrik të vitit 2024, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 783 vendime për gjyqtarët prokurorët dhe ndihmësit ligjorë, ndërkohë që mbeten për të kaluar këtë filtër në shkallën e parë edhe 17 subjekte.

Vettingun e kanë kaluar me sukses 358 magjistratë, nga të cilët 165 gjyqtarë, 163 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD, 2 inspektor në KLGJ dhe 26 ndihmës/këshilltarë ligjorë.

Ndërkohë që janë dhënë 261 vendime për shkarkim nga detyra për 145 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në GJL, 110 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë. Procesi i vetingut është ndërprerë për 103 gjyqtarë e prokurore pas kërkesës së tyre me dorëheqjeje nga detyra, nga të cilët për  61 gjyqtarë, 27 prokurorë, 1 ish- prokuror, 13 ndihmës ligjorë, 1 ish-inspektorë në KLD.

50 vendime janë për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar. Procesi i vetingut në KPK, i cili nisi rreth 6 vite më parë, u nda në tri faza ku  dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë, të konsideruar si elita e drejtësisë, që aspironin edhe për të qenë pjesë e drejtësisë së re, nuk e kaluan provimin e vetingut. Pasuritë e pajustifikuara dhe lidhjet me eksponentë të krimit të organizuar, ishin arsyet për shkarkimin e tyre nga detyra.

Gjatë fazës së parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dolën në seancë dëgjimore emra të rëndësishëm të sistemit, siç ishin anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, institucione që në përfundim të procesit të rivlerësimit, dolën jashtë funksionit, për shkak të shkarkimit të anëtarëve.

Në fazën e dytë të procesit të rivlerësimit, KPK-ja vlerësoi kandidatët që synonin të ishin pjesë e SPAK-ut, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si edhe drejtues të gjykatave dhe prokurorive në rrethe. Ndërsa ne fazën e tretë, përpara KPK-së kaluan të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e Apelit. 

Deri në muajin dhjetor 2024  Komisioni i Pavarur i Kulifikimit duhet te ketë përfunduar të gjithë procesin, së bashku me zbardhjen e vendimeve për çdo subjekt  ndërsa vettingu vijon në shkallen e dytë  KPA anëtarët e te cilës kanë një mandat 9 vjeçar, deri në fund të vitit 2026.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alaq: 03/08/2024 18:15

    Sky ecc ka ca gjera.

    Përgjigju
  • Niku: 03/08/2024 17:38

    I hetoni keta te KPK se ka funksionuar si kap ça te kapesh kçk, jane te korruptuar turp te lihen pa i hetuar ua nxirni nga hundet milionat e perfituar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?