KPK gjatë një seance

Kronikë
Top 24

KPK, gjyqtari i Apelit të Korçës në 'sitën' e Vettingut, zbulohet trupa gjykuese

27 Shtator 2018, 16:10| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 16:21

  • Share

Të enjten e ardhshme, 3 tetor ora 12:00, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do kalojë në Vetting gjyqtarin e Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari. Po të enjten e ardhshme, KPK do shqyrtojë edhe dosjen e gjyqtarit të Administratives së Shkodrës, Ahmet Jangulli, i cili gjithashtu është anëtar i KED. Seanca për të do zhvillohet në të njëjtën ditë, por në orën 09:30. 

Gjyqtarët do t'i nënshtrohen Vettingut për tre komponentë pasurinë, integritetin moral dhe aftësitë profesionale. Seancat e KPK rikthehen pas një pushimi dy mujor. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?