Ariana Gaçi

Kronikë

KPK konfirmon në detyrë Ariana Gaçin, ndihmëse ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë

5 Qershor, 12:30| Përditesimi: 5 Qershor, 12:33

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot se ka konfirmuar në detyrë Ariana Gaçin, këshilltare ligjore pranë Gjykatës së Lartë, aktualisht në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Valbona Sanxhaktari relatore,  Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Nga sa u relatua në seancë, u mësua se ndihmësja ligjore Ariana Gaçi e ka filluar detyrën në vitin 2014 në Gjykatën e Lartë. Ajo tha se në vitin 2017 ishte larguar në mënyrë të padrejtë nga detyra dhe shtoi se pas një sërë procesesh gjyqësore kishte fituar të drejtën e rikthimit në Gjykatën e Lartë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?