Këshilli i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyre drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Vendimi u dha këtë të premte nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Theo Jacobs.
Erjon Shehaj e ka nisur punën si prokuror në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe është pjesë e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Lezhë.
Më herët, ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa gjatë punës së tij si prokuror në Lezhë ka hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë dhe tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku u prangosën disa persona, mes të cilëve dhe zyrtar publik.
Uaaaaa. Pse nuk i gjeti asnje gje KPK! Te nipit te Stefan Cipes se PS? Qe e futi ne juridik me listat e shokut Ilir? Qe e futi "opgj" me shokun Theodhori? Dhe Prokuror me shokun Andriatik (Llalla)???? Po nga i gjeten burimet financiare me te shoqen gjyqtare qe blene shpi tak fap??? Aaaaaa kontratat noteriale qe medemek kane marre hua lart e poshte dhe qe jane te falsifikuara....
PërgjigjuTe te vi turp qe ze ne goje Stefan Cipen nje nga personalitetet me te pasterta te politikes shqiptere dhe nipi I tij eshte nje djale king ne te gjitha drejtimet. Ti nga I keto te dhena o Loni apo je pastruesi I noteris ku Jane falsifikuar documentat.