Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Beratit, Rudina Palloj.
Gjyqtarja e Gjykatës së Beratit, Rudina Palloj kaloi të tre kriteret e rivlerësimit pa probleme, ndërsa seanca dëgjimore nuk pati asnjë ‘ngërç’ në dëshminë e saj apo relacionin e bërë.
Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Lulzim Hamitaj anëtar dhe Valbona Sanxhaktari relatore.
Rudina Palloj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Berat.
Komento